Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 3 persona, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia ka vënë nën pranga shtetasin A.H., i cili ka goditur ditën e djeshme dy automjete të tjera në aksin Peshkëpi-Drashovicë, ku mbetën të dëmtuar 4 persona, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Personi tjetër i arrestuar është shtetasi K.K, i cili ka aksidentuar në rrugë një 66 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Si dhe një tjetër shtetas u ndaluar dhe Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Vlorë
Policia ka arrestuar 3 persona për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.
• Arrestohet shtetasi A.H., 36 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u kap pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Peshkëpi-Drashovicë, duke drejtuar automjetin “Toyota Rave” ka goditur dy automjete të tjera duke lënë kështu të dëmtuar 4 persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
• Arrestohet shtetasi K.K., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u kap në lagjen “24 Maji” Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip Volskwagen ka aksidentuar në rrugë një 66 vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
• Gjithashtu, ndalohet nga Policia shtetasi i shpallur në kërkim S.Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”./TCH
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren