
Everton's Seamus Coleman during the Premier League match at Goodison Park, Liverpool.
Kapiteni i Everton, Seamus Coleman ka pranuar se bashkëlojtarët nuk kanë menduar për kualifikimin në Evropë.
Everton shkarkuan Marco Silva sepse ishin në pozitën e 17-të në tabelë, ndërsa në krye emëroi Carlo Ancelottin, transmeton portali arbresh.info.
Me Ancelottin, gjiganti anglez brenda një kohe të shkurtër u rikthye në formën më të mirë të mundshme ndërsa synojnë kualifikimin në Evropë.
Këtë gjë e ka konfirmuar Coleman i cili deklaroi se më herët nuk mendonin për kualifikimin në Evropë, por të mos jenë në zonën e rrezikshme.

“Jemi duke u munduar të hyjmë në top gjashtë. Para disa muajve mendonim se nuk ishte mundësi. Jemi duke luajtur mirë dhe bëjmë më të mirën në çdo ndeshje”.
“Mendoj se klubi ka nevojë të luajë në Evropë dhe të gjithë e duam këtë gjë”, theksoi ai.
Everton nën urdhrat e Ancelottit renditët në pozitën e shtatë me 36 pikë, pesë me pak se Chelsea që është në vendin e katër në tabelë./arbresh.info.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren