Autoritetet e Malit të Zi nuk e kanë lejuar që të futet brenda territorit të shtetit të tyre, Ministrin e Mbrotjes të Serbisë, Aleksander Vulin, bashkë me një delegacion ushtarak, meqenëse këta të fundit mbanin të veshura uniforma të ushtrisë serbe.
Siç shkruan ‘Sputnik’ një gjë e tillë ka ndodhur në rrugën Rovc-Kolashin, ku ministri serb do të vendoste kurora lulesh tek monumenti i ish-ministrit serb të Mbrojtjes, Pavle Bullatoviq, i cili ishte vrarë në vitin 2000.
Vulin gjithashtu kishte planifikuar të merrte pjesë në një liturgji në Manastrin Kostrikovaqa.
Siç shkruajnë mediat serbe, autoritete malazeze fillimisht kishin lëshuar leje që delegacion i Ministrisë së Mbrotjes të mund të hyjë brenda Malit të Zi edhe me uniforma, megjithatë mbrëmjen e të hënës i kishin telefonuar ambasadorit serb në Podgoricë, Vladimir Bozovic, për një takim urgjent, duke i thënë se leja për uniforma nuk ishte më e vlefshme.
Kjo ndalesë vjen pas një sërë përplasjesh që kanë tensionuar raportet e Podgoricës zyrtare me Beogradin.
Eskalon konflikti në Sarandë, plagoset me thikë një person
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...