Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati, është emëruar këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
Por para se të bëhej Këshilltar i kryeparlamentares Vjosa Osmani ai ishte në organizatën KDI, dhe shpesh herë me deklaratat e tij ishte kundër vendimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E, tani duket se ka ndryshuar qëndrim, ai thotë se në emër të LDK-së duhet të flas vetëm Vjosa Osmani.
Ai ditë më parë ka ironizuar duke thënë se LDK-ja nëse e kandidon Agim Veliun për kryeministër, do të marr vetëm 15 përqind të votave.
“Kandidojeni Agim Veliun për kryeministër, në zgjedhjet e radhës. Një 15% solid e nxjerrë si rezultat. Në emër të LDK-së duhet të flas vetëm Vjosa Osmani. Të jerët as referë anësor nuk do duhej të ishin, në këtë cikël”, ka shkruar Murati në Facebook.
Më poshtë mund ti lexoni disa nga deklarata e tij që i ka thanë më herët:
Pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit ai thoshte se koalicioni LVV-LDK nuk po mund të mirën vesh për shkak të pozitave.
“Për votuesit e këtyre dy subjekteve është më e dhimbshme kur dihet se LVV dhe LDK janë pajtuar në tërësi sa i përket programit qeverisë por ato nuk po merren vesh për pozita”.
Gjithashtu kërkonte të behej e ditur se kush flet në emer të LDK-së.
“Është mire me u dite kush flet ne emër te LDK-se. Nuk është hera e parë që x e y zyrtari thotë “ky nuk flet në emër te partisë”. Qe rasti i fundit. Kryetari formal i partisë, z.Mustafa, tha ne rubikon qe loja me kufi e territore është e rrezikshme. Grupi Parlamentar pak a shume ne linje me Kryetarin. Nënkryetarët e pavendosur, disa sulmojnë bashkëpartiakët pa pike nevoje e disa thonë qe procesi duhet marre me qetësi, pa dhënë detaje. Ec e bjeri ne fije. Demokracia e brendshme është ok, censura s’ka vend ne politike, veç qëndrimet partiake për çështje te caktuara duhet te jene te njohura. Nuk mund te ndërrojnë politikat partiake çdo dite, varësisht se kush flet”, shkruante Murati.
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit