Chelsea është skuadra kryesore për të transferuar portierin e Ajax, Andre Onana në fund të sezonit.
“Blutë” momentalisht kanë Kepa Arrizabalaga si portierin e parë, mirëpo ky i fundit ka humbur besimin e trajnerit, Frank Lampard pas disa gabimeve.
Sipas Voetbal Niuews, Lampard dëshiron ta transferojë një portier të ri dhe Onana është synimi kryesor, transmeton portali arbresh.info.
Vlera e gardianit të Ajax në Transfermarkt prek shifrën prej 34 milionë euro.

Onana ka bërë më shumë se 150 paraqitje për Ajax që nga transferimi prej Barcelonës para pesë viteve, derisa arritja më e madhe ka qenë gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Pos Chelseas, interesim është duke shfaqur edhe Barcelona e Tottenham, por portieri me prejardhje nga Kameruni preferon transferimin në “Stamford Bridge”./arbresh.info.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...