Roma dhe Napoli janë duke konsideruar mundësinë për të transferuar mbrojtësin e Real Madrid, Nacho Fernadez.
Klubet italiane besojnë se spanjolli është i duhuri për mbrojtjen dhe sipas Mundo Deportive, “Romakët” dhe “Napolitanët”, janë duke ‘luftuar’ për shërbimet e lojtarit.
30-vjeçari mund të luajë në pozitën e qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të krahut, transmeton portali arbresh.info.

Nacho më herët ka qenë zëvendësuesi i Sergio Ramos dhe Raphael Varane, mirëpo këtë sezon Zidane i ka dhënë mundësinë të tregojë kualitetin vetëm në pesë ndeshje.
Kontrata e spanjollit me “Los Blancos” skadon në vitin 2022, ndërsa kartoni i tij prek shifrën prej 15 milionë euro./arbresh.info.
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...