Kryesisht ky dimër deri në fund të janarit është përcjell me thatësi dhe mungesë të reshjeve atmosferike.
Se sa ka ndikim kjo në të kulturat vjeshtore konkretisht në grurë për arbresh.info ka treguar profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci.
Ai ka thënë se thatësia që ka karakterizuar vitin e kaluar dhe këtë vit do të ketë pasojë në reduktim të prodhimit në krahasim me atë çka është planifikuar.
“Për dallim prej viteve të kalume viti i kaluar në veçanti por edhe ky vit po karakterizohen me thatësi të madhe dhe kjo për pasojë koincidon në reduktim të prodhimit në raport me atë çka këna planifiku me realizu”, ka thënë Rusinovci.
Profesori universitar ka thënë po ashtu se dëmet më të mëdha mund të jenë tek të mbjellat jashtë afatit optimal agroteknik krahasuar me ato të cilat janë mbjellë në afat optimal agroteknik.
“Unë konsideroj se gjitha sipërfaqet që janë të mbjella me kultura vjeshtore në përgjithësi dhe me grurë në veçanti, të cilat janë mbjell në afat optimal agroteknik (që është 5-25 tetori) dhe të cilat kanë kriju nyjet e vëllazërimit me kohë dhe janë kalit për periudhën e dimërimit në të njëjta dëmet pa mëdyshje që kanë me qenë më të vogla, në raport me sipërfaqen që janë mbjell jashtë afatit optimal agroteknik (nëntor ose edhe në fillim të dhjetorit), kjo është logjika e caktimit të afatit të mbjelljes për me u parapërgatit bima për dimërim përkatësisht me u kalit”, ka thënë ai.
Rusinovci thotë se rezultatet e sakta se sa është shkalla e dëmtimit do t’i marrin në pranverë por megjithatë ai shton se prodhimi ka me qenë më i reduktim në krahasim me vitet që ka pasur të reshura atmosferike.
“Normalisht që rezultate të sakta dalin komform sondazheve që duhet t’i marrim në pranverë sepse për një shkallë të dëmtimit të saktë nuk mund të flitet me paragjykime, por pa mëdyshje që prodhimi ka me qenë më i reduktum në raport me sipërfaqet tjera të cilat janë kultivu në vitet e reshjeve normale”, ka përfunduar Rusinovci.
Ndryshe këto ditë të para të shkurtit ka pësuar një ndryshim i motit ku kanë filluar edhe reshjet e borës./arbresh.info/R.Rexhepi/
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë