KQZ fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve në Podujevë

16:22 | 8 Shkurt 2020
A Z

Pas shpalljes të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, 15 mars 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje dhe mori disa vendime lidhur me procesin e përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në fillim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që të shkurtojë afatet kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me rrethanat.

Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë sipas vendimit të KQZ-së për caktimin e afateve të aktiviteteve, disa nga afatet kohore janë si në vijim:

Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 shkurt dhe më 17 shkurt 2020;
Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të
mbahet më 2 mars 2020;
Periudha e aplikimit për t’u regjistruar votues jashtë Kosovës fillon më 16 shkurt dhe
përfundon më 23 shkurt 2020;
Periudha e votimit përmes postës fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020;
Periudha e apklikimit për t’u regjistruar votues me nevoja të veçanta fillon më 26 shkurt
dhe përfundon më 1 mars 2020;
Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 mars dhe përfundon
më 13 mars 2020;
Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve fillon
më 14 shkurt dhe përfundon më 10 mars 2020;
Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave
fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 12 mars 2020;
Periudha për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve fillon më 8 shkurt dhe
përfundon më 14 shkurt 2020;
Periudha për formimin e Këshillave të Vendvotimit fillon më 25 shkurt dhe përfundon
më 6 mars 2020;

Shpërndaje në rrjete sociale