Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ndodhet këto ditë në Uashington, ku të enjten mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një aktivitet i përvitshëm ku me pjesëmarrjen e udhëheqësve politikë e fetarë nga gjithë bota, deputetë, e figura të tjera të shquara, dhe ku zakonisht flet edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidenti Meta foli për një sërë sfidash, me të cilat ndeshet Shqipëria në pritje të marrjes së vendimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Një nga çështjet kryesore dhe për të cilën Shqipëria duhet të tregojë rezultate konkrete, është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ditët e fundit qeveria ka shpallur një nismë të re, përmes një Akti Normativ, “Operacionin Forca e Ligjit”, një nsimë që është pritur me debate të shumta në vend dhe për të cilën Uashingtoni dhe Brukseli, ndonëse përshëndesin vullnetin për të luftuar krimin e organizuar, janë shprehur se do ta ndjekin nga afër zbatimin e tij.
I pyetur mbi këtë nismë, Presidenti Meta tha se Shqipëria i kishte të gjitha ligjet e duhura, duke shtuar se kur bëhen ndërhyrje në legjislacion ato duhet të jenë të mirë menduara, që të mos krijojnë mbivendojse të karakterit ligjor.
Mblidhet Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qyte...
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1...
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me gux...
Paraburgoset Zoran Stankoviq, i dyshuar për krime lufte në M...
“Zero tolerancë”/ Pacolli paralajmëron kontroll të rreptë pë...