Chelsea thuhet se ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin e Inter, Lautaro Martinez, që po ashtu po kërkohet edhe nga Manchester United dhe Barcelona.
Sulmuesi 22 vjeçar duket se është i destinuar për t’u larguar nga ‘San Siro’, me shumë skuadrat që po shprehin interesim për të.
Sipas ‘Calciomercato’, Frank Lampard është duke kërkaur një sulmues, dhe Martinez shihet si një opsion i mirë nëse nuk transferojnë Moussa Dembelen e Lyon, përcjell lajmi.net.
Chelsea në ofertën e tyre do të përfshijnë njërin mes lojtarëve Emerson Palmieri ose Marcos Alonso, që pëlqehen shumë nga Antonio Conte.
Martinez këtë sezon në Serie A në fanellën e Interit ka shënuar 11 gola.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në...
Tejkaloi kolonën përmes trotuarit, vozitësi gjobitet me 200 ...
Rama ndan video nga vizita në Bazilikën e Zojës së Këshillit...
Ministri i Jashtëm gjerman: Çdo marrëveshje për kontrollin e...
Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, arrestohen...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë