Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, Ambasadorin e Çekisë, Pavel Bilek.
Ambasadori, Bilek i uroi suksese Kryeministrit Kurti me qeverisje të re e të mirë. Gjatë takimit u diskutuan shumë tema, por më e rëndësishmja është zgjerimi i Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit u diskutuan shumë forma e mundësi të arritjes së këtij qëllimi, por më e rëndësishme ishte ajo që të bëhen përpjekje që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin shembullin e 8 shteteve (Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, dhe Sllovenia) ku të gjitha, së bashku, me 1 maj të 2004 u bënë anëtare të Bashkimit Evropian.
Ku për këtë shtetet e Vishigradit mund ta japin ndihmën e tyre më të madhe e më serioze. /arbresh.info/

Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...