Rreth 200 migrantë, përfshirë fëmijë janë mbledhur në kufirin serb me Hungarinë për të kërkuar lejimin për të hyrë në shtetin e Bashkimit Evropian.
Duke e sfiduar të ftohtit dhe erërat e forta, migrantët e vendosur në kalimin kufitar të Kelebijës, kanë bllokuar trafikun, transmeton portali arbresh.info.
Të mbështjellur me batanije ose thasë gjumi, shumë migrantë ishin shtrirë ose ulur në tokë, duke mbajtur afër sendet e tyre personale.

Dhjetra fëmijë bërtisnin “Hapni kufijtë!” ndërsa disa prej flamujve të migrantëve lexojnë “ne jemi refugjatë, jo kriminelë” ose “po ikim nga lufta, jo nga uria”. Pika kufitare ishte e mbyllur për trafik.
TV shtetëror serb tha se grupi u transferua përsëri në qendrat e azilit herët të Premten dhe vendkalimi kufitar u rihap shumë shpejt pas kësaj.
Ka disa mijëra migrantë, të cilët po ikin nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre, të ngecur në Ballkan ndërsa kërkojnë të transferohen në kombet më të prosperuara në Evropën Perëndimore./arbresh.info/
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe sh...
Kosova në listën e vendeve të sigurta, Koçiu: Konfirmon kons...
Raportet me Epstein, ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet ...
Çeku i dorëzon detyrën Bogujevcit e Gashanit
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...