Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së premte ka dekoruar pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tanimë të ndjerë, Rrahman Bahtiri.
Ai u nderua me “Urdhrin e Lirisë”.
Thaçi ka thënë se Bahtiri ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare.
Po ashtu, Presidenti ka thënë se pjesëtari i UÇK-së ishte shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Ish të burgosurin politik, Rrahman Bahtiri, i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, pas vdekjes e dekorova me Urdhrin e Lirisë. Ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë. HTH”, ka shkruar ai.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...