Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasja Liljana Jeremia, 30 vjeç , policia ka vënë nën pranga personin e 4 që ishte në kërkim.
Top Channel mëson emrat e të arrestuarëve: Ension Buraku, Riad Xheladini, Arxhend Rexha dhe personi i katërt i cili është vënë nën pranga ditën e sotme është Mirsad Meta.
Shkodër
Vijon operacioni policor “Reagimi”, shkon në 4 numri i të arrestuarve për ngjarjen e datës 05.02.2020.
Në vijim të hetimeve, nga strukturat e Policisë është bërë arrestimi i shtetasit:
L. L., 27 vjeç, banues në lagjen Tepe, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar qe më ndërmjetësinë e këtij shtetasi, personat e arrestuar kanë shkuar në Shkodër, ku dhe kanë shkëmbyer zjarr më armë, me shtetasin M. M.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./TCH
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...