Ministri Veliu priti në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean-Luis Servais

12:02 | 7 Shkurt 2020
A Z

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, z. Jean-Luis Servais.

Ministri Veliu gjatë këtij takimi vlerësoi se është tejet me rëndësi që institucionet e Kosovës të rifillojnë fushatën për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në këtë takim u diskutua edhe për  thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy vendeve sidomos në mes dy policive për luftimin e të gjitha formave të krimit dhe terrorizmit. Në këtë aspekt ministri Veliu u shpreh i kënaqur që Policia e Kosovës ka arritur standarde dhe vepron sipas standardeve ndërkombëtare.

Ministri Veliu e falënderoi shefin e zyrës belge për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës, në konsolidimin e shtetit si dhe mbështetjen  e institucioneve në zbatimin e ligjit.

Ndërsa z. Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen  e Mbretërisë  së Belgjikës, sidomos në përmbushjen e obligimeve të agjendës evropiane dhe fuqizimin e ligjit në Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale