Një grabitje si në filma ka ndodhur mbrëmë në Novobërdë, në orën 22:30.
Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, një veturë Taxi, i ishte afruar atij dhe e kishte kërcënuar me armë.
Ai ishte detyruar që të ndalte veturën dhe ia kishin vjedhur kuletën në të cilën kishte pasur para.
Ndërsa, njësit policore janë duke e hetuar rastin.
“Novobërdë 06.09.2019 – 22:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij me targa vendore, Taxi në të cilën gjendeshin tre persona njëri prej personave në veturë e ka vringëlluar një armë, e kishte detyruar viktimën ta ndalë veturën dhe ta largojë atë nga vetura, nga xhepi ia kishin marrë kuletën në të cilën kishte pasur para dhe më pas tre të dyshuarit me atë veturë ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet nw raportin e PK-së./arbresh.info/
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...