Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, ka tejkaluar kufijtë me suksesin e saj.
Pas prezantimit të një sërë formatesh të suksesshme në Shqipëri, Alketa ka filluar prezantimin e natës së dytë të festivalit më të vjetër në Evropë, “Sanremo 2020”, shkruan portali arbresh.info
Vejsiu, ka qenë njëra ndër prezantueset e natës së dytë, e cila plot krenari është shfaqur në skenën e “Sanremos” e veshur me një fustan ngjyrë rozë tejet elegant.
Ajo ka prezantuar përkrah organizatorit të festivalit, Amadeus, teksa po në të njëjtën natë është ngjitur në skenë për të prezantuar edhe partnerja e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.
Faqja zyrtare e “Sanremo 2020” në rrjetin social Instagram publikoi një video të shkurtër të momenti të hyrjes së prezantueses shqiptare në skenë.
“Mirësevini në Sanremo 2020”, shkruan ata në mbishkrimin e kësaj videoje.
Ndryshe, fituesi i “Sanremo 2020” do të jetë ai që do të përfaqësojë Italinë në “Eurovision 2020” që mbahet në muajin maj, këtë vit në Rotterdam të Holandës. /arbresh.info/
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri