Real Madrid dhe Barcelona janë dy ‘luftuar’ për transferimin e sulmuesit të Wolves, Adama Traore.
Pas pesë sezoneve në Angli, 24-vjeçari është duke kaluar formë të mrekullueshëm nën urdhrat e Nuno Espirito Santo, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli këtë sezon ka qenë shumë i rrezikshëm për portën kundërshtare, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen e shumë gjigantëve evropian.
Sipas Telegraph, Wolves është i gatshëm ta shesë yllin e skuadrës për 89.3 milionë euro.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane e sheh Traoren si zëvendësues adekuat i Gareth Bale, i cili nuk është në formën e pritur, kurse Barcelona e sheh si zëvendësimi i duhur për Ousmane Dembele, ky i fundit vazhdon të lëndohet shpesh.
Pos dy gjigantëve spanjoll, në garë mbesin edhe Liverpool e Manchester City.
Traore këtë sezon ka shënuar nëntë gola në 22 paraqitje/arbresh.info.
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...