Cristiano Ronaldo po shkëlqen edhe në sezonin e tij të dytë te Juventusi.
Ylli portugez ka shënuar deri më tani 19 gola dhe ka bërë dy asistime në 22 paraqitje të zhvilluara.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë sot ka mbushur 35 vite, derisa statistikat e tij në dy sezonet e fundit me Zonjën e Vjetër janë të mrekullueshme.
Sipas OptaJoao, Ronaldo ka qenë i përfshirë në 50 gola (40 gola dhe dhjetë asistime) në 50 paraqitje të zhvilluar në Serie A.
Portugezi është deklaruar rreth moshës së tij, duke thënë se ai mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare dhe duket se për të vitet që i ka janë vetëm numër për të. /Telegrafi/
50 – Cristiano Ronaldo has been directly involved in 50 goals (40 goals, 10 assists) in his 50 Serie A appearances with Juventus. Birthday. pic.twitter.com/Uiidj1yaeN
— OptaJoao (@OptaJoao) February 5, 2020
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...