Takim i ri në format më të gjerë do të mbahet sot për tejkalimin e dallimeve rreth ligjit për Prokurorinë Publike. Sipas paralajmërimeve, së pari do të mbahen takime të ndara, ndërsa pas tyre edhe takime të përbashkëta të grupit të punës, i përbërë nga përfaqësues të partive parlamentare dhe ekspertëve, në tentim për t’u harmonizuar versioni i propozim-ligjit, i cili më vonë do të parashtrohet në Kuvend.
Pas takimit të grupit të punës të premten e kaluar disa grupe të deputetëve parashtruan amandamente për ligjin për prokurorinë publike, ndërsa disa lutën për kohë shtesë për t’i formuluar për shkak të obligimeve që i patën me dialogun Zhan Mone. Për shkak të besimit të procesit, nga Ministria e Drejtësisë thanë se nuk do të zbulojnë se cilat grupe të deputetëve parashtruan amandamente.
VMRO-DPMNE opozitare nuk tërhiqet nga kërkesat për ligjin për PP-në, pasi që të premten i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë të organizojë takim me ekspertët juridik të cilët dhanë vërejtje për debatit dhe së bashku me ta të bëjnë amandamente për propozim-ligjin./GazetaExpress/
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...