Studentë të Universitetit të Prishtinës, përmes një aktiviteti simbolik, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me punën e deputetëve dhe Kuvendit të Kosovës.
Organizatori i aktivitetit Bekim Ibishi, bëri të ditur se kanë formuar një organizatë studentore me moton “Boll luajtët më këtë popull”, që ka për qëllim interesin shoqëror dhe jo partiak.
Ai kërkoi nga të rinjtë që t’i bashkohen kësaj iniciative dhe ta heqin servilizmin e deputetëve.
“Jemi mbledhur me qëllimin e vetëm për themelimin e një lëvizje politike me moton “Boll luajtët ne këtë popull”. T’i bëjmë bashkë të gjithë të rinjtë pa ia caktuar ideologjinë politike. I ftojnë të gjithë që t’i bashkohen kësaj iniciative për të mirën e tyre për të hequr servilizmin e deputeteve. Çdo ditë Kosova po zbrazet. Qëllimi ynë i vetëm është interesi shoqëror. 120 anëtarë synojmë t’i kemi. secili nga një anëtar për të bërë një raport për punën që bëjnë. Pasi deputetet mungojnë në seancë, nuk vijnë në komisione, udhëtojnë nuk debatojnë e të tjera”, tha ai.
“Teuta Rugova nga legjislatura e kaluar. Shumica punojnë sipas direktivave politike dhe jo për interesa të qytetarëve”
Studenti Florent Bicaj, ka kërkuar nga deputetet që t’i kthejnë pagat e marra të cilët nuk kanë punuar për interesa të qytetarëve.
“Kërkojmë nga deputetët që ti kthejnë pagat që i kanë marrë pasi kanë punuar për interesa personal dhe jo për popullin. Të shihet presioni ndaj deputetëve me punën tonë.
Kurse studenti tjetër, Blendon Arifi, tha se do të merren me monitorimin e Kuvendit dhe punës së deputetëve.
“Do të merremi me monitorimin e kuvendit. Nuk vjen 3 muaj në seancë veç vjen për të shtyrë pagën që ta marr. Ne e kemi zgjedh dhe do t’i lypim përgjegjësi. Ne do ta dalim me diçka konkrete dhe jo me statistika”, tha ai.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja