Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet LDK’së dhe VV’së
Në një shkrim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se zgjedhja e insititucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin.
“Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes për koalicionim midis LVV dhe LDK të arritur nga z. Kurti dhe z. Mustafa. Uroj ditë të mbarë nesër në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhje të qeverisë së re të dalur nga rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe vullneti i qytetarëve. Zgjedhja e institucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin tonë dhe bashkëpunimi jonë nuk do të mungojë”, ka shkruar Ahmeti.
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/2719068718129645
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje sot kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë.
Të hënën në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca në të cilën pritet të votohet kryeministri i ri i vendit, kryeparlamentari dhe qeveria e re.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja