Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi pas përfundimit të takimit të tretë të “Zhan Mone”-së theksoi se me këtë proces Kuvendi ka demonstruar përkushtimin për zbatimin e reformave strategjike, me çka janë arritur rezultate konkrete për fuqizim të Kuvendit në momente kritike drejt anëtarësimit të vendit në BE.
Xhaferi inkurajoi Parlamentin Evropian që të vazhdojë mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Ai garantoi se Kuvendi deri më tani ka zbatuar reforma kyçe dhe se përbërja e re parlamentare do të vazhdojë të zbatojë konkluzionet dhe rekomandime për hapat e ardhshëm në ndryshimet e Rregullores për punën e Kuvendit.
“E shprehim mirënjohjen tonë ndaj Parlamentit Evropian për përkrahjen e palëkundshme. Inkurajojmë PE të sigurojë vazhdimësi në mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kuvendi është i përgatitur të ndërmerr rol më të madh në përbërje në bazë të dialogut të tretë jemi pajtuar për aspektet kuçe të reformave të rregullores dhe e konfirmojmë përkushtimin të përhershëm të fuqizimit të proceseve demokratike. Ne i vëmë anash dallimet tona politike për të konsoliduar punën tonë në rregullore. Kështu ne kemi bërë reforma të rëndësishme dhe lëmë trashëgimi të rëndësishme për përbërjen e re të deputetëve në formë të tekstit të harmonizuar të ndryshimeve të rregullore që është anektuar në këtë dokument si pjesë integrale e konkluzioneve të Zhan Mone dialogut të tretë, me çka çështje të caktuara mbeten për tu vazhduar në përbërjen e re parlamentare”, theksoi Xhaferi.
Dy takimet e para në kuadër të dialogut Zhan Mone u mbajtën në Ohër dhe në Shkup me eurodeputetët nga përbërja e kaluar e PE-së, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn./tv21
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...