Kryeparlamentari Konjufca takoi shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi sot shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin diskutoi për rolin e këtij misioni në sundimin e rendit e të ligjit në Kosovë dhe mbështetjen ndaj institucioneve të saj, veçanërisht në sferën e gjyqësorit, transmeton arbresh.info
Kryeparlamentari Konjufca theksoi se sundimi i ligjit në të gjitha nivelet, duhet të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës, ndërsa bashkëpunimi me misionet ndërkombëtare, siç është EULEX-i, është i nevojshëm.
Nga ana e tij, Lars-Gunnar Wigemark, konfirmoi gatishmërinë e misionit që ai drejton, për të mbështetur Kosovën në ballafaqimin e mëtejmë të sfidave ekzistuese në fushën e sundimit të ligjit, në kuadër të procesit euro-integrues të Kosovës./arbresh.info/

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran