Prokuroria Themelore në gjykatë ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së kujdesit, për të punësuarin në “City Mall”, i cili dërgoi alarm të rrejshëm për bombë në këtë qendër tregtare.
I dyshuar 19-vjeçar, ka qenë i punësuar në qendrën tregtare përmes agjencisë të angazhuar për sigurim të objektit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga celulari i tij, ai më 29 janar është futur në faqen “www.globefone.com” dhe mbikëqyrësit të tij i ka dërguar mesazh me përmbajtje: “lëshone qendrën, ka bombë”.
Mbikëqyrësi menjëherë e ka njoftuar policinë, me çka është organizuar edhe evakuimi i vizitorëve dhe të punësuarve, ndërsa gjatë kontrolleve nuk u gjet asgjë.
“Kundër të dyshuarit është ngritur procedurë për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, edhe pse e ka ditur se vepër e tillë nuk është bërë”, thonë nga Prokuroria.
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani
Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ket...
Pas pak seanca për presidentin, Berisha: S’ka rregulla e as ...