Drejtori i hulumtimeve në institutin GAP, Jeton Mehmeti, ka thënë se sipas të dhënave del se rreth 79 për-qind e grave janë joaktive në tregun e punës në Kosovës.
Kështu ka thënë ai në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova, duke shtuar se ka edhe statistika që janë inkurajuese sikurse ato që kanë të bëjnë me rritjen e numrit të vajzave që po studiojnë dhe diplomojnë nëpër universitetet publike dhe private.
“Është një raport statistikor që e kemi publikuar dje (i treti me radhë) me të cilin synojmë që t’i mbledhim statistikat nga institucionet publike që kanë të bëjë me punësimin e grave, përfaqësimin e grave në pozita udhëheqëse, me arsimin e vajzave dhe mirëqenien sociale të tyre në përgjithësi”.
“Ka statistika që janë inkurajuese sikurse ato që kanë të bëjnë me rritjen e numrit të vajzave që po studiojnë dhe diplomojnë nëpër universitetet publike dhe private në vendin tonë”.
“Por, ka edhe statistika tepër dekurajuese që kanë të bëjnë me nivelin shumë të ulët të punësimit të grave – e sidomos me jo aktivitetin ekonomik të grave në përgjithësi në Kosovës”.
“Sipas të dhënave del se rreth 79 për-qind e grave janë joaktive në tregun e punës në Kosovë – që nënkupton se vetëm një pjesë e vogël e tyre janë duke punuar”.
“Nëse i shikojmë të dhënat që i ofron Agjencia e Punësimit në Kosovë mbi numrin e punëkërkuesve të regjistruar, del se burrat dhe gratë janë përafërsisht në të njëjtin nivel për nga interesimi për të gjetur një vend pune”.
Mehmeti ka thënë se rreth 55 mijë burra si dhe 46 mijë gra janë të regjistruara si të papunë në Agjencinë e Punësimit në Kosovë”.
“Ekzistojnë disa faktorë që i diskriminojnë gratë, duke filluar nga gjuha e konkurseve që është e përpiluar në gjuhën mashkullore. Problemi tjetër është përbërja e panelit intervistues, ku kemi parë se në shumicën e rasteve paneli dominohet nga burrat”.
“Ajo që dihet është se Kosova e ka papunësinë më të lartë në rajon dhe këtij numri i kontribuon edhe papunësia e grave”.
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...