Tërmeti i mbrëmjes së sotme me magnitudë 4.9 ka ‘zgjuar’ te qytetarët e Durrësit frikën nga lëkundjet, duke iu kujtuar ngjarjen e njëjtë të 26 nëntorit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se të shumtë kanë qenë durrsakët që kanë lënë banesat dhe kanë zgjedhur si alternativë që të lëvizin me makina, apo dhe të qendrojnë brenda tyre. Siç shihet dhe nga pamjet tek stacioni i trenit të qytetit bregdetar, të shumë janë qytetarët që ikin me makina.
Kujtojmë se Durrësi ishte një ndër qytetet më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku përveç jetëve të humbura, u shkatërruan qindra banesa.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi në një lidhje ‘live’ se qytetarët janë gjetur të gjithë të papërgatitur. “Lëkundjet i zgjuan sërish. Të gjithë banorët thuajse kanë dalë përjashta. Të gjithë prej më shumë se 2 muaj që ka ndodhur tërmeti, nuk janë nëpër pallate, por ndodhen nëpër hotele ose jetojnë me qira. Bashkia Durrës prej dy muajsh vonoi bonusin e qirasë”, tha Haxhiaj.
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...