Skuadra e Ligës së Dytë të Kosovës prezanton në mënyrë të mrekullueshme përforcimet e reja

14:54 | 28 Janar 2020
Arbresh Info

Skuadra nga Liga e Dytë e Kosovës, FC A&N ka transferuar disa lojtarë të rinj në skuadër.

Prizrenasit kanë transferuar katër lojtarë të rinj, transmeton portali arbresh.info.

Muhamet Berisha, Besfort Bajrami, Mentor Thaçi dhe Bajram Dili janë transferimet e reja për A&N, klub i cili synon kualifikimin në ligën e parë.

Por, ajo që ka rënë në sy është mënyrë si i kanë mirëpritur në klub, gjë që ka pasur vëmendjen e shumë personave.

Për A&N kjo nuk është e hera e parë që i prezanton në këtë mënyrë lojtarët sepse çdo transferim e ka prezantuar në të njëjtën mënyrë./arbresh.info.

Për më shumë shihni videon:

https://www.facebook.com/kffcan/videos/2499005097024243/?v=2499005097024243

Shpërndaje në rrjete sociale