Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva ka zbuluar se ka refuzuar disa herë ofertën e Real Madrid gjatë karrierës së tij.
Spanjolli që 10 vite është pjesë e Cityt dhe pritet që të largohet në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Silva në një intervistë për Manchester Evening News, ka thënë se “Los Blancos” i kanë bërë oferta të ndryshme çdo vit, mirëpo nuk i ka pranuar.

“E vizitova Realin si fëmijë, por babai im ishte kundër që të transferohesha, pasi isha i ri. Pas kësaj, asnjëherë nuk doja transferimin”
“Me thirrën vit pas viti, mirëpo nuk pranova. Qëndrova me skuadrën time pastaj u transferova në Valencia”
Sot (e diel) City do luajë kundër Fulham në kuadër të 1/16 e FA Cup./arbresh.info.
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...
Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi edhe në rigjykim dënohet me...
Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, vendosen edhe flamujt e ...
E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit pë...
Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti
Mastantuono rigjen formën fizike, gati për përballjet vendim...