09:00
Ministria e Shëndetësisë mban takim me partnerët që kontribuojnë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, ku do të diskutohet për planet e MSh-së për transformimin e sektorit shëndetësor dhe projektet që janë duke u zhvilluar Merr pjesë dhe ministri Rifat Latifi. (Hotel “International Prishtina”).
09:30
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit!. (Kabineti i kryeparlamentarit).
09:30
Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF organizojnë tryezën me temën “Integrimi i politikave dhe shërbimeve për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve, me fokus në shkollë”. (Hotel “Prishtina”, Pejton)
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë për medie, ku do të prezantohet analiza me titull “Rregullorja e re e Punës së Kuvendit: Mes nevojës për efikasitet dhe respektim të Kushtetutës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).
10:00
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10).
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
11:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, C301).
11:00
Kosovo 2.0 organizon tryezë diskutimi lidhur me rregullimin dhe vetërregullimin e mediave. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar)
11:00
Komuna e Rahovecit mban homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit, Sabit Shabandulla. (Varrezat e Dëshmorëve, Rahovec)
12:00
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10).
12:00
Përurohen dy romanet e prof. dr. Lutfi Dervishit: “Në frontin e lirisë (me UÇK-në)” dhe “Hijet”.
Për veprat flasin studiues, shkrimtarë e anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës – LSHK. (Lokalet e LSHK-së, Mëhalla e Muhaxherëve)
12:30
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).
17:00
Përurohet vepra poetike (postume) e profesorit të ndjerë Asdren E. Krasniqi, “Në dallgët e jetës”. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...