Mbrëmë Turqia u godit nga një termet me 6.8 shkallë të Rihterit. Përveç dëmeve të shumta, deri më tash është raportuar për të paktën 21 viktima, dhe mbi 1 mijë persona të lënduar.
Pas tërmetit, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se janë duke e bërë më të mundurën, do të vazhdojnë ta bëjnë edhe pas kësaj dhe se do të vazhdohen punimet nën rrënoja.
“Në të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim këto tërmete. Si shtet, si popull shpresoj se kemi bërë më të mundurën, do ta bëjmë edhe pas kësaj. Të gjitha punimet tona nën rrënoja do të vazhdojnë”.
“Nëpërmjet TOKI në vend të rrënimeve nëpër fshatra dhe lagje do bëhen të gjitha ato që janë të nevojshme, nuk do lëmë askënd jashtë”, ka thënë Erdogan.
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...