Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas tërmetit që ka goditur Turqinë.
Limaj ka thënë se me dhimbje po përcjellë situatën në këtë vend pas tërmetit vdekjeprurës që ka goditur Turqinë.
“Në këto momente të vështira për popullin mik turk, bashkëndjejme me dhimbjen e tyre dhe jemi krah tyre”, ka shkruar Limaj.
Kreu i Nismës i ka shprehur ngushëllime familjarëve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky tërmet, ndërsa të lenduarve iu ka uruar shërim sa më të shpejtë.
Ndryshe, rreth 20 persona raportohet të kenë vdekur nga kjo fatkeqësi natyrore që ka prekur Turqinë.
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...