Koreja e Veriut tha se nuk është më e detyruar të mbajë të pezulluar programin e armëve dhe raketave bërthamore dhe i fajësoi Shtetet e Bashkuara për mosheqjen e sanksioneve kundër Phenjanit.
Ju Yong Chol, këshilltar në misionin e Koresë së Veriut në Gjenevë, tha se është bërë e qartë se “Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndryshojnë ambicien për ta bllokuar zhvillimin e Koresë së Veriut dhe për ta ngufatur sistemin e saj politik”.
“Ne nuk kemi arsye të angazhohemi për diçka që pala tjetër nuk e respekton”, tha Ju.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vënë fundin e vitit 2019 si afat për heqjen e sanksioneve që lidhen me programin bërthamor të Phenjanit dhe ka thënë se vetëm atëherë mund të zhvillojë bisedime me SHBA-në për çarmatosjen bërthamore.
Ju tha se vendi i tij i ka pezulluar testet bërthamore dhe ato me raketa balistike “për të krijuar besim te SHBA-ja”.
Por, shtoi ai, Uashingtoni është përgjigjur duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut dhe duke i vazhduar sanksionet.
“Nëse SHBA-ja këmbëngul në politikë të tillë armiqësore kundër Koresë së Veriut, atëherë nuk do të ketë kurrë denuklearizim të Gadishullit Korean”, tha Ju.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka vlerësuar miqësinë e tij me Kimin dhe të dy udhëheqësit kanë bërë deklarata publike për suksesin e bisedimeve të tyre dypalëshe rreth denuklearizimit.
Megjithatë, përparimi ka qenë i vogël, pasi Uashingtoni ka kërkuar që Phenjani të heqë dorë nga armët bërthamore përpara se t’i hiqen sanksionet.
Koreja e Veriut kërkon që sanksionet të hiqen së pari./Express
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez