Mesfushori i Juventusit, Emre Can është duke humbur formën më të mirë sepse nuk është duke arritur të luajë në formacionin e gjigantit italian.
Kjo gjë ka bërë që lojtari të dëshirojë largimin nga Torino, derisa disa klube janë duke shfaqur interesim për ta transferuar këtë të fundit këtë muaj.
Ndër to është klubi anglez Everton në krye me Carlo Ancelottin, transmeton portali arbresh.info.

Ancelotti dështoi për të transferuar Adrien Rabiot dhe tani tërë interesimin e ka kthyer nga gjermani.
Everton ka përgatitur një ofertë në të cilën përfshihen 35 milionë euro plus bonuset, ofertë e cila do jetë e mjaftueshme për të bindur “Zonjën e Vjetër”.
Problemi i vetëm mund të jetë nëse gjermani refuzon transferimin në Everton siç bëri me Manchester United, shenjë respekti për klubin e vjetër, Liverpool./arbresh.info.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...