Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se Glauk Konjufca ia dha goditjen e parë negociatave mes LDK’së dhe Vetëvendosjes.
Selmanaj thotë se intervista e Konjufcës pas certifikimit të zgjedhjeve dhe pas fillimit të negociatave, e ka shokuar LDK’në.
“Intervista e Glauk Konjufcës në këtë studio ka qenë për ne një shok”, ka thënë deputeti i LDK’së në “Pressing”.
Ai thotë se LDK e VV sa ishin opozitë kishin raporte aq të mira, sa që merreshin vesh edhe pa folur fare.
“Z. Hoti dhe z. Konjufca, besoni, se veç me u këqyr, janë marrë vesh mes vete”, thotë Selmanaj.
“Ne në atë kohë merreshim vesh pa folur, tash s’po mund të merremi për diçka që do të duhej për dy-tre minuta”, ka shtuar ai.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...