Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën që sot ia dërgojë kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Në letër, fillimisht Kurti thotë se në letrën e Mustafës dërguar të mërkurën nuk kishte risi në përmbajtje siç ishte folur para një jave.

VV, konsideron për keq ardhje, ndërprerjen e takimeve mes dy partive për të krijuar një koalicion qeverisës.
“ Është për të ardhur keq, që keni vendosur t’i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të ju shkruaj letra thua se jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme”, thotë Kurti.

Ai ka kërkuar që LDK të kthehet në tryezën e bisedimeve për ta bërë marrëveshjen e koalicionit.
Kurti ka përmendur edhe kërkesën e LDK-së për ta larguar Glauk Konjufcën nga posti i Kryetarit të Kuvendit.
Ai ka kërkuar që LDK të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufës dhe t`i kthehet negociatave.
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...
Prej të zezës, në të bardhë… hiq s’po e ndalim. Artmotion… k...
‘Më tha që i pëlqej, por u puth me Toneyn’ – Klodiani flet p...
Qytetari dorëzon një kuletë me para dhe dokumente personale