Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Lipjanit në udhëtim me rezultat 79:100 (21:29, 12:21, 17:26, 29:24) në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Theranda e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:29, derisa me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, 12:21, duke shkuar në pushim me rezultat 33:50. Mysafirët vazhduan të dominojnë edhe në periudhën e tretë, duke e fituar 17:26, derisa ajo e fundit përfundoi 29:24, megjithatë, Ylli triumfoi në fund me rezultat 79:100.
Te Lipjani u dalluan dyshja Warren Winson me 32 pikë dhe Tamas Bruce me 30 pikë e 12 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan vendorët Arbër Berisha me 20 pikë, Samir Zekiqi me 20 dhe Valon Bunjaku me 18.
Lipjanasit kanë një fitore dhe 17 humbje, kurse therandasit 12 fitore dhe gjashtë humbje./arbresh.info.
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...