Seriali i famshëm i animuar amerikan “The Simpsons”, përveç popullaritetit të tij në të gjithë botën, është i njohur dhe për “parashikimet” për të ardhmen.
Janë mbi 15 raste që janë parashikuar për të ardhmen në këtë serial dhe mjafton të përmendim fitoren e Brazilit në Kupën e Botës së vitit 2014, shpërthimin e virusit Ebola, skandalin në FIFA, borxhin e Greqisë, telefonatat me video etj.
Në një skenë të këtij seriali, është parashikuar edhe ardhja në pushtet e presidentit amerikan, Donald Trump.
Jo vetëm ardhja në pushtet e Donald Trump, por edhe vd ekja e tij…
Në shkurt të vitit 2017, një imazh që tregonte presidenti amerikan të shtrirë në një arkivol, u bë mjaft viral në mediat sociale.
Imazhi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes në mediat sociale ditët e fundit, pas përplasjeve mes SHBA dhe Iranit dhe kër cënimet e këtyre të fundit për vrasjen e Donald Trump, ku gjatë ceremonisë mortore të gjeneralit iranian, të vrarë nga ushtria amerikane, u ofruan 80 milionë dollarë për këdo që do të vrasë presidentin Donald Trump.
Nuk dihet vërtetësia e kësaj fotoje dhe episodi nga i cili është marrë, por ajo që mbetet për t’u theksuar është që koha do ta tregojë nëse ky “parashikim” do të realizohet is parashikimet e tjera të The Simpsons.
Udhëtimi i Piero Hincapie nga të luajturit futboll në plazhe...
Trump: Irani dëshiron të bisedojë, por është tepër vonë
A do ta votonte LDK-ja Glauk Konjufcën për president? – Ja ç...
Begaj takim me akademikë nga Shqipëria dhe Kosova: Rol thelb...
LDK: Deri në këto momente s’kemi marrëveshje me VV-në, kemi ...
Hoti merr vendim për themelimin e katër komisioneve