Zjarrfikësit në New South Wales të Australisë, kanë arritur ta vënë nën kontroll, zjarrin që për tre muaj ka përfshirë Gospers Mountain.
Për tre muaj me radhë, flakët vetëm përhapeshin duke përfshirë kështu 500 mijë hektarë pyje në këtë zonë australiane, duke lënë dëme shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.
Hapësira që është djegur, është sa shtatë herë madhësia e Singaporit, ndërsa njësitet emergjente e kishin të pamundur të bënin diçka për të përmirësuar situatën.
“Që nga 26 tetori, kur u raportua zjarri i parë në këto male, më flakët nuk mund t’i kontrollonim. Zjarrfikësit tejkaluan çdo limit, për të bërë punën si duhet, por ishte e pamundur që zjarri të vihet nën kontroll”, thuhet në raport.
Megjithatë, thuhet se tani gjendja është nën kontroll dhe zjarrfikësit po arrijnë t’i menaxhojnë disa vatra zjarresh, që janë të fuqishme por mund të parandalohen që të mos zgjerohen.

Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...