Partia që është në pushtet në Maltë e ka zgjedhur liderin e ri dhe njëkohësisht kryeministrin e ri të vendit për ta zëvendësuar Joseph Muscat-in, i cili dha dorëheqje për shkak të vrasjes së gazetares Daphne Caruana. Në këtë pozitë u caktua Robert Abela.
Abela i mori 57.9 për qind të votave të anëtarëve të Partisë së Punës, e cila tash për tash ndodhet në pushtet në vendin ishullor.
Paraardhësi i tij kishte deklaruar më parë se do të japë dorëheqje për shkak të skandalit rreth vrasjes së gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia.
Ajo u vra nga shpërthimi i bombës në veturën e saj në vitin 2017, në kohën kur po merrej me hulumtimin e rasteve të korrupsionit në Maltë.
Trajtimi i këtij rasti nga kryeministri i kaluar shkaktoi reagime të shumta. Ai u akuzua për mbrojtjen e aleatëve politikë, të cilët dyshohej se janë të përfshirë në hetimet për vrasjen e gazetares.
Kryeministri i ri është i biri i ish-presidentit të Maltës, George Abela, dhe pritet ta japë betimin zyrtar të hënën.
Në garën për kryetarin e ri të partisë patën të drejtë vote rreth 17 mijë e 500 anëtarë të Partisë së Punës, ndërsa kundërkandidat i Abela-s ishte Chris Fearne, i cili mori rreth 2500 vota më pak se shefi i porsazgjedhur i qeverisë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media