Anton Quni rikujton Enver Malokun në 21 vjetorin e vrasjes, bën thirrje për drejtësi

14:52 | 11 Janar 2020
A Z

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka kujtuar Enver Malokun në vjetorin e vrasjes.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pa zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut dhe të gjithë bashkëveprimtarëve, liria në Kosovë do të jetë e përgjysmuar.

Postimi i plotë:

I përjetshëm qoftë kujtimi për njeriun e fjalës së lirë,

zërin tonë gjithandej në mediet e botës, lajmshkruesin për gjëmën dhe shpresën e viteve të vështira në Kosovë, atdhetarin e patriotin e madh, ENVER MALOKUN.

Pa zbardhjen e vrasjes së Enverit dhe gjithë bashkëveprimtarëve të tij, liria vazhdon të mbetet e përgjysmuar e drejtësia e papërmbushur.

Drejtësi për jetërat e marra pafajshëm dhe për familjet e tyre, kjo është lutja e thirrja e përditshme e secilit nga ne dhe e gjithë njerëzve që i kanë njohur e kanë punuar me ta, por edhe përtej.. Lavdi!

Shpërndaje në rrjete sociale