Turqia dhe Federata e Rusisë janë dakorduar që nga mesnata e 12 janarit, në Idlib të Sirisë të zbatohet armëpushimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Ministria turke e Mbrojtjes, vendimi për armëpushim është marrë për ndalimin e sulmeve ajrore dhe tokësore brenda rajonit të Idlibit, parandalimin e viktimave dhe një vale të re të migrimit dhe kthimin e jetës në normale.
Në këtë drejtim, tha ministria turke, armëpushimi do të fillojë të zbatohet nga ora 00:01 më 12 janar.
Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.
Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.
Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.
Nga nëntori i vitit të kaluar, regjimi i Asadit intensifikoi sulmet në Idlib, duke shkaktuar që vetëm nga ky muaj, afër 380 mijë civilë të shpërngulen drejt kufirit të Turqisë.
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën