Pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës, Barça ka marrë një lajm të hidhur.
Siç raporton e përditshmja katalunase ‘Sport’, Luis Suarez mund të jetë jashtë fushave për së paku gjashtë javë, deri në fund të muajit shkurt, transmeton Gazeta Express.
Sipas ‘Sport’, shkak për këtë është gjendja e gjurit të tij të djathtë, dhimbje që kthehen vetëm tetë muaj pasi kishte bërë disa ndërhyrje pas gjysmëfinales së Champions me Liverpool, për çka edhe e humbi finalen e Kupës së Mbretit, ku Barça u mposhtë nga Valencia.
Suarez, gjatë ditës së shtune do të kalojë ditën në teste me Dr. Cugat për të kontrolluar më gjerësisht gjurin që po i bën probleme kohë pas kohe tash e një kohë.
Raportohet se lojtari mund edhe të operohet, dhe objektivi do të jetë kthimi me 25 shkurt, kur Barça përballet me Napolin në Ligën e Kampionëve. Ai mund t’i humbasë ndeshjet kundër Granada, Valencia, Levante, Betis, Getafe, Eibar si dhe eliminatoren e parë të Kupës së Mbretit.
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...
Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po n...
IKShPK fillon testimin e avancuar laboratorik për zbulimin e...
Rama për Le Monde: Turizmi po ndryshon perceptimin për Shqip...
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...