Iniesta nuk është i sigurt nëse Neymar do të përshtatej edhe njëherë nëse do të vendoste të lë PSG-në dhe të rikthehet në Barcelonë.
Në vitin 2017, Neymar u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke lënë Barcelonën për PSG-në për 222 milionë euro.
Menjëherë, pas një viti, braziliani duket se i ka ra pishman dhe që nga atëherë, është folur për një rikthim të mundshëm në Camp Nou, madje verën e vitit 2019 kishte bisedime mes klubeve, por në fund asgjë nuk përfundoi siç do të dëshironte Neymar.
Sido që të jetë, ish kapiteni legjendar, Andres Iniesta, nuk beson se kthimi i Neymar është i nevojshëm.
“Ai është një ndër futbollistët më të mirë në botë dhe do të ishte nënshkrim i shkëlqyer. Por, tjetër gjë është në se (blerja e Neymar) është e nevojshme ose a do të përshtatej”, deklaroi mesfushori i Vissel Kobe.
Trump paralajmëron Iranin për mundësinë e një sulmi të ri: T...
8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vak...
Piqué kërcënon gjyqtarin pas ndeshjes, rrezikon pezullim der...
Horoskopi 3 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...