Ndoshta nuk e dini, por e bardha e vezës ka veti të mbyllë poret dhe të eliminojë sebumin e tepërt.
Prandaj këto veti do t’i përdorim në një maskë kundra pikave të zeza të bërë vetë ku e bardha e vezës është përbërës kryesor.
Ja si përgatitet:
-Përzieni një të bardhë vezësh me tre lugë kos, 2 lugë lëng limoni dhe dy lugë mjaltë. Në këtë rast, kosi ushqen dhe hidraton lëkurën, kurse limoni ka veti zbardhuese e mjalti veti emoliente;
-Rrihni të bardhën e vezës derisa të përfitoni një shkumë
-Shtojini të bardhës edhe përbërësit e tjerë dhe përziejini derisa të merrni një masë të butë
-Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 20 minuta.
-Kur të thahet, shpëlajeni me ujë të ngrohtë me lëvizje rrethore.
-Aplikimi njëherë në javë i kësaj maske ndihmon në eliminimin e pikave të zeza nga fytyra./living.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses