Ish-mbrojtësi i Tottenham, Pascal Chimbonda ka thënë se trajneri Jose Mourinho, duhet të transferojë sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.
Sipas tij, Giroud është lojtari i duhur që mund ta zëvendësojë të lënduarin Harry Kane, transmeton portali arbresh.info.
Anglezi është duke vuajtur nga një lëndim dhe pritet të mos jetë në gjendje të luajë në pesë javët e ardhshme.
Pa Kane, teknikut portugez i kanë mbetur vetëm dy sulmues Lucas Moura dhe Son Heung-min.
Mirëpo, Chimbonda ka thënë se zgjedhja më e mirë është transferimi i francezit, pasi ky i fundit kërkon të largohet nga “Stamford Bridge”.

“Mendoj që kanë nevojë për sulmues. Kane do mungojë për pesë ose gjashtë muaj. Moura nuk është sulmues natyral, ndërsa Spurs ka nevojë për sulmues si Kane”
“Mendoj që Olivier Giroud do bënte punë. Frank Lampard nuk e do te Chelsea, jam i sigurt që Giroud dëshiron të largohet”
“Është ish-lojtar i Arsenalit, mirëpo gjithashtu është fitues i Kupës së Botës”
Mourinho në 12 ndeshjet e para për gjigantin anglez ka fituar vetëm gjashtë prej tyre./arbresh.info.
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...