Sot do të ndajmë me ju një supë autentike të kuzhinës turke, që mban aromën e Anadollit. Supa quhet “ezogelin” që në turqisht do të thotë nusja Ezo. Mendohet se emri i kësaj supe vjen nga një grua e quajtur Ezo, që thuhet se ka jetuar në Gaziantep, një krahinë në juglindje të Turqisë, transmeton arbresh.info.
Harxhi kryesor i supës, që është e shijshme dhe shumë praktike për tu përgatitur është thjerrëza e kuqe, që është një bimë shumë ushqyese. Nëse jeni gati, le të kalojmë në recetën e këtij gatimi.

Përbërësit:
1 ½ gotë uji me thjerrëza të kuqe
3 lugë buke oriz
2 lugë buke bollgur
1 qepë e thatë
1 lugë çaji salcë domateje
1 lugë buke gjalpë
6 gota uji me ujë të nxehtë
1 lugë çaji erëza nenexhik (mendër e butë)
1 lugë çaji kripë
Për shërbimin :
Lëngu i gjysmë limoni
1 lugë çaji speci të kuq pluhur jo djegës
Përgaditja
Si fillim lajmë me shumë ujë thjerrëzat deri sa të kullohet uji i bardhë që del prej tyre. Ujin e nxehtë e ziejmë në një tenxhere dhe i shtojmë thjerrëzat e lara. Tenxheres i shtojmë 3 lugë gjelle oriz, 2 lugë gjelle bullgurë dhe një lugë çaji kripë dhe më pas le të ziej për 35 minuta deri sa të zbuten thjerrëzat. Në një tigan më vete shkrijmë gjalpin dhe fillojmë të skuqim një qepë të prerë imët. Pasi të jenë skuqur qepët i shtojmë atyre një lugë çaji me salcë domateje dhe më pas një lugë çaji nenexhik. Të gjitha bashkë i skuqim edhe dy minuta të tjera. Këtë harxh të gatuar ja shtojmë tenxheres ku kemi zier thjerrëzat dhe e trazojmë duke e zier edhe për 10 minuta të tjera. Supën mund ta shërbeni të ngrohtë duke i shtuar limon dhe piper të kuq pluhur sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë! – arbresh.info
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen ...
Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të G...