J.K.,18-vjeç, nga Kosova, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të udhëtonte drejt shteteve perëndimore me dokumente të falsifikuara.
“Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore- Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J.K.,18 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
Sipas policisë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”.
Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri