Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar presidentin e zgjedhur të Kroacisë, Zoran Milanovic për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, që u mbajtën gjatë ditës së djeshme. Ndërkohë, Thaçi ka falënderuar presidenten e deritanishme, Kolinda Grabar-Kitarovic për miqësinë dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të saj.
Përmes Twitterit, presidenti Thaçi ka thënë se është i përkushtuar për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.
“Urime për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë presidentit të zgjedhur Zoran Milanovic. Pres që të vazhdojmë forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Faleminderit presidentes Grabar-Kitarovic për miqësinë dhe mbështetjen gjatë mandatit të saj”, ka shkruar Thaçi.
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave