Ish-deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovën, Islam Pacolli, demanton për shpifjet që kanë bërë disa portale, kinse ai ka deklaruar që :”Në Kosovë mund t’ia dalësh të jetosh mirë edhe me 130 euro”.
Pacolli në një postim në facebook, shkruan se, unë tërë jetën time jam munduar dhe kam luftuar që mirëqenia e popullit tim të jetë sa më e mirë./arbresh.info/
Ja postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë më duhet të njoftoj që disa Portale kanë bërë shpifje, me ç’rast kanë shpërndarë një lajm ku kinse kam deklaruar që :”Në Kosovë mund t’ia dalësh të jetosh mirë edhe me 130 euro”.
Unë tërë jetën time jam munduar dhe kam luftuar që mirëqenia e popullit tim të jetë sa më e mirë, e gjithashtu edhe në mandatin e kaluar si deputet, jam angazhuar maksimalisht për të drejtat e njerëzve dhe mirëqenien e tyre.
Unë në të ardhmen do të angazhohem edhe më shumë për të mirën e popullit tim!
Me respekt,
Islam Pacolli
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave